ShSKUK: Së shpejti Tomografia e Kompjuterizuar për simulimin e pacientëve
Foto: ShSKUK
Shëndetësi

ShSKUK: Së shpejti Tomografia e Kompjuterizuar për simulimin e pacientëve

Fadil Sertolli / RTKlive

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në Repartin e Radioterapisë të Klinikës së Onkologjisë, po bëhen përgatitjet e fundit për ta lëshuar në funksion Tomografinë e Kompjuterizuar për simulimin e pacientëve (CT Simulator).

“CT Simulatori i ri është dora e fundit e teknologjisë, i cili është blerë nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës dhe ka kushtuar 345 mijë e 900 euro”, thuhet në njoftim.

Ky sistem, sipas njoftimit, identifikon automatikisht trupat e huaj në organizëm dhe bën korrigjimin e kualitetit të imazheve.

Gjithashtu, kjo pajisje është komplet automatike, e pajisur me fantom kalbrim dhe përmban protokolle specifike.


MË SHUME NGA Shëndetësi