Mungesa e aparaturave shkakton lista të gjata të pritjes |Video
Foto: RTK
Shëndetësi

Mungesa e aparaturave shkakton lista të gjata të pritjes |Video

Venera Xhoxhaj-Adili / RTK

Qytetarët e Kosovës deri tani janë drejtuar vetëm në QKUK për të bërë Rezonancën Magnetike.

Mungesa e kësaj pajisjeje në spitale rajonale ka shkaktuar lista të gjata të pritjes deri në disa muaj.

Shërbimi Spitalor ka investuar në blerjen edhe të dy aparaturave të ngjashme një në Onkologji që është CT dhe tjetrën në spitalin e Pejës ku janë vetëm dy radiologë. E njëjta mungon në Prizren edhe pse ka kapacitete njerëzore.

Tekniku Rexhep Dushi e ka shumë më të lehtë punën, pasi në repartin e radioterapisë në QKUK është vendosur aparatura e tomografisë së kompjuterizuar për simulimin e pacientëve.

 “Ky aparat e shkurton edhe kohën edhe imazhet janë më të mira”, ka thënë Dushi

Ndërsa Sonja Blakaj, shefe e repartit të radioterapisë në këtë institucion, thotë se ky investim do të mundësojë shërbime shumë më cilësore, si dhe do të ketë më pak pacientë që presin, pasi koha e ekzaminimit është më e shpejtë.

”Kjo aparaturë na ndihmon për trajtimin e saktë të pacientëve ky është një aparat që nuk lejon gabimet”, ka thënë Blakaj.

Investimet në aparatura do t`i zvogëlonin listat e gjata të pritjes. Ndërkaq, ata që kanë rekomandim për rezonancë magnetike, adresë do ta kenë sërish QKUK-në, ku do t`u duhet të presin me muaj të tërë.

Drejtoria e ShSKUK-së ka vënë në funksion rezonancën magnetike në Spitalin e Pejës, por aty janë vetëm dy radiologë. Një e tillë mungon në Spitalin e Prizrenit, ani pse aty ka staf të mjaftueshëm.

 “Deri tani veç qendra klinike universitare ka pas rezonancë magnetike, tash së shpejti është furnizuar edhe spitali i Pejës edhe pse ka vetëm dy radiolog ne kemi 8 radiolog që janë të specializuar dhe janë të aftë të punojnë edhe me rezonancën magnetike”, ka thënë Arta Zhuri Dula, Shefe e repartit të radiologjisë në Spitalin e Prizrenit.

Në spitalin rajonal të Prizrenit, shërbime shëndetësore marrin edhe qytetarët nga Kukësi, përmes një marrëveshjeje mes dy vendeve.


MË SHUME NGA Shëndetësi