Fushë Kosovë, nisi vaksinimi kundër gripit sezonal dhe anti-Covid |Video
Shëndetësi

Fushë Kosovë, nisi vaksinimi kundër gripit sezonal dhe anti-Covid |Video

Fatos Cervadiku /RTK

Në Fushë Kosovë nisi aktiviteti “Karvani i Vaksinimit’, ku qytetarët mund të vaksinohen kundër gripit sezonal dhe kundër Covid-19.

Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mbështetjen e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë.

 “Kjo vaksina e gripit jepet mbi 6 muaj edhe rekomandohet të personat e moshuar mbi 65 vjet, tek personat me sëmundje kronike, tek fëmijët, të gratë shtatzëna, të punëtorët shëndetësor, ky është grupi i riskut të lartë”, thotë Edita Goranci-Haxhiu, zyrtare për imunizim në OBSH.

Haxhiu shtoi se mbrojtja është sezonale që do të thotë mbrojtja zgjatë gjatë vitit atëherë kur e merr vaksinën.

“Derisa vaksina kundër Covid-19 Bivalente rekomandohet mbi moshën 12 vjeçe edhe jepet si dozë përforcuese”, tha Haxhiu.

Kurse Faik Hoti, udhëheqës i departamentit për zhvillim strategjik në MSH, tha se ajo çfarë kësaj radhe ka qenë përparësi në raport me vitin e kaluar është që vaksinat janë siguruar shumë më herët dhe grupet e rrezikut, ato kategori që duhet të vaksinohen kundër gripit sezonal e kanë pas mundësinë qysh në fund të muajit tetor dhe ne fillim të nëntorit të vaksinohen.

“Deri tash kemi një numër shumë të mirë të atyre që janë vaksinuar”, tha Hoti.

Qytetarët që erdhën për t`u vaksinuar, treguan për rëndësinë e vaksinimit, por, kishte edhe të atillë që nuk patën mundësi ta merrnin vaksinën pasi ishin me grip, pavarësisht interesimit

Ky aktivitet do të vazhdojë për rreth një muaj nëpër qytete të tjera.


MË SHUME NGA Shëndetësi