Me thirrjen për vaksinim, po vazhdon aktiviteti ‘Karvani i Vaksinimit’
Foto: Arkiv
Shëndetësi

Me thirrjen për vaksinim, po vazhdon aktiviteti ‘Karvani i Vaksinimit’

Albulena Bytyqi/Radio Kosova

Ka nisur aksioni “Karvani i Vaksinimit” në komunën e Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Ky aksioni i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, me mbështetjen e OBSH-së, do të vazhdojë në të gjitha komunat tjera të Kosovës. Organizimi ka për qëllim promovimin e vaksinimit kundër gripit sezonal dhe vaksinimin kundër COVID-19.

 

Me moton “ Vaksinohuni kundër Gripit sezonal! Merrni dozën bivalente përforcuese kundër COVID-19, ka filluar “Karvani i Vaksinimit.” Me këtë rast qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të vaksinohen përmes autobusit mobil të improvizuar si qendër e vaksinimit  kundër Gripit sezonal dhe vaksinimin kundër COVID-19 në të gjitha komunat e Kosovës.

Faik Hoti, udhëheqës i Departamentit  të Zhvillimit Strategjik në Ministrinë e Shëndetësisë tha për Radio Kosovën se qëllimi i këtij aktiviteti është vetëdijesimi i qytetareve për vaksinim. 

“Është një aktivitet i cili përveç që e promovon vaksinimin si një dobi të përgjithshme të shëndetit. I promovon edhe masat parandaluese të shëndetit publik dhe e rrit ndërgjegjësimin qytetar për shëndetin publik”, deklaroi Hoti.

Ai tutje thotë se dozat bivalente që do t’u jepen qytetareve janë doza përforcuese, që mbrojnë nga variantet e fundit të Omikron.

“Ajo që është më rendësi të thuhet është se të vaksina Covid 19 është se po jepet doza bivalente përforcuese që ndikon në mbrojtje  edhe kundër variantit fillestar që ka shkaktuar Covid-in, por edhe kundër varianteve dhe nën varianteve të fundit që kanë qenë të omikron më të shprehura në Kosovë”, tha ai.

“Karvani i vaksinimit”, ka filluar në Fushë Kosovë dhe Obiliq dhe do të vazhdojë  me të gjitha komunat e tjera në Kosovë.


MË SHUME NGA Shëndetësi