20:24 / 31.12.2022
Daut Gorani, “Mjeku i Vitit” në Klinikën e Kardiologjisë
J.Musliu/RTKlive
Klinika e Kardiologjisë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës, ka shpallur “Mjekun e vitit”.
Kështu, për punën, suksesin dhe përkushtimin e tij gjatë vitit 2022, me titullin “Mjeku i Vitit” në këtë Klinikë është nderuar kardiologu Daut Gorani.
“Mjeku i Vitit 2022 për Prof. Ass. Daut Gorani, me punën e juaj të palodhshme, kontributin e jashtëzakonshëm profesional, përkushtimin ndaj pacientëve, tejkalimin e sfidave dhe krijimin e frymës punuese, ju keni lartësuar profesionin e mjekut, duke e bërë krenare klinikën tonë”, shkruan në këtë mirënjohje.
Gorani e ka pranuar këtë titull nga drejtori i Klinikës, Dr. Lulzim Kamberi.
Mjeku Gorani cilësohet si një nga kardiologët me shifrat më pozitive të performancës në klinikë.