Shërbimet shëndetësore në Gjilan, kërkohen më shumë mantelbardhë/Video
Foto:RTK
Shëndetësi

Shërbimet shëndetësore në Gjilan, kërkohen më shumë mantelbardhë/Video

Asdren Agushi/RTK

Në qendrat e mjekësisë familjare të komunës së Gjilanit ka mungesë të stafit shëndetësor, duke qenë se një numër i konsiderueshëm janë pensionuar dhe ende nuk janë zëvendësuar. Megjithatë, pacientët janë shprehur të kënaqur me shërbimet që marrin në këto qendra.

Qendra kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan vitin 2022 e ka mbyll në një objekt të ri, i cili për qytetarët e kësaj komune konsiderohet se ka ofruar shërbime cilësore.

“Një ndër sfidat më të mëdha ka qenë edhe dalja në objektin e ri të QKMF-së, në një objekt gjigant me rreth gjashtë mijë metra katrorë kështu dhe kjo ka qenë një sfidë në vete duke marrë parasysh edhe të gjitha aktivitetet tjera të cilat i kemi realizuar jo vetëm në QKMF, por edhe në QKMF-të në qytet, në fshatra si dhe jashtë komunës tonë”, deklaroi Arbenita Hajdari, drejtoreshë e QKMF-së në Gjilan.

Edhe Qendrat e Mjekësisë familjare në fshatrat e komunës së Gjilanit, si ato ne Cërnicë e Zhegër, ofrojnë një numër të konsiderueshëm të shërbimeve shëndetësore për pacientët e tyre.

“Patologjitë që trajtohen këtu janë të gjitha llojet e sëmundjeve, kronike, hipertension, diabet, sëmundje obstruktive kronike, të mushkërive, pastaj të fëmijët janë sëmundjet sezonal”, tha Jashar Ramadani, doktor i mjekësisë familjare n QMF në Cërnicë.

Edhe në Zhegpr jepen shërbime të rëndomta, deklaroi Arif Mustafa, specialist i mjekësisë familjare në QMF Zhegër. “Shumë shpejt presim që të funksionalizohet edhe laboratori dhe ai i shërbimit stomatologjik”, deklaroi Mustafa.

Ndërsa, pacientet të cilët marrin shërbime në QKMF në Gjilanit shprehen të kënaqur me shërbimet që i marrin.


MË SHUME NGA Shëndetësi