11:01 / 06.01.2023
Rritet numri i të infektuarve nga Covid-19
J.Musliu/RTKlive
Edhe më tej virusi Covid -19 ndodhet prezent në Kosovë.
Madje, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit, numri i të prekurve nga ky viris ka shënuar rritje.
Kështu, gjatë kësaj periudhe, janë shënuar 18 raste të reja me Covid-19.
E në anën tjetër, raste të vdekjes nuk janë regjistruar, kurse të shëruar janë 10 qytetarë.
Megjithatë, zyrtarisht 55 persona janë raste aktive me Covid -19.