Ministri Vitia e ambasadori Rohde flasin për bashkëpunim
Shëndetësi

Ministri Vitia e ambasadori Rohde flasin për bashkëpunim

J.Musliu/RTKlive

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, priti në takim ambasadorin gjerman, Jorn Rohde.

“Ministri Vitia e njoftoi ambasadorin Rohde me punët, planet por edhe sfidat e Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, temë e takimit ishin çështjet shëndetësore, me theks të veçantë thellimi i bashkëpunimit në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

“Ishte konkludim i përbashkët që Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyera, raporte të cilat veç sa do të thellohen edhe më shumë në fushat specifike të shëndetësisë”.

Ditë më parë, kryeministri Albin Kurti, emëroi në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitinë, pas dorëheqjes së Rifat Latifit.


MË SHUME NGA Shëndetësi