55 raste aktive me Covid-19
Shëndetësi

55 raste aktive me Covid-19

N.Mekolli /RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 55.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 106 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa janë shëruar 12 persona, raporton RTKlive.

Prej fillimit me  Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,335 raste, kanë vdekur 3,202 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269, 078, njofton Ministria e Shëndetësisë.


MË SHUME NGA Shëndetësi