13:34 / 10.01.2023
COVID19 – OBSH:Virusi në Kinë nuk ka ndikim të rëndësishëm në Evropë
atsh
Kulmi aktual i Covid-19 në Kinë nuk pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në Evropë, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Shkencërisht nuk ka asnjë kërcënim të afërt për Evropën në lidhje me përparimin e epidemisë së Covid-19 në Kinë, pasi nënvariantet e identifikuara tashmë po qarkullojnë në BE”, deklaroi Hans Henri Kluge, drejtor rajonal për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në konferencën e parë për shtyp të organizuar në vitin 2023 për të vlerësuar situatën epidemiologjike në rajonin evropian.
“Nga informacioni i disponueshëm i OBSH-së, variantet e virusit Sars-CoV-2 që qarkullojnë në Kinë janë ato që shihen tashmë në Evropë dhe gjetkë”, shtoi Kluge.