Aliu: Ka mungesë të furnizimit me barna në QKMF të Prishtinës
Foto arkiv/RTKlive
Shëndetësi

Aliu: Ka mungesë të furnizimit me barna në QKMF të Prishtinës

Albulena Bytyqi, Radio Kosova

Barnatorja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, për muajin janar nga Ministria e Shëndetësisë është furnizuar vetëm me 36 për qind të barërave nga Lista esenciale.

Mungesë e madhe është vërejtur për ampulat dhe infuzionet. Ndërkaq, pacientët ankohen se nuk mund të gjejnë terapinë në barnatore dhe se shumicën e barnave, detyrohen që t’i blejnë vetë.

Për shkak të përhapjes së një virusi sezonal, shumë qytetarë i janë drejtuar qendrave të Mjekësisë Familjare për të kërkuar ndihmë. E barnatoret, të cilat janë në Qendrat e Mjekësisë Familjar, nuk po arrijnë t’i plotësojnë kërkesat e pacientëve për medikamente të ndryshme.

Disa pacientë i thanë Radio Kosovës së vijnë më ditë të tëra për të parë nëse barnatoret e QMF-ve, janë furnizuar me medikamente të Listës esenciale, dhe rrallë herë mund t’i gjejnë terapitë e nevojshme. Kryesisht, ata detyrohen që t’i blejnë vetë ato.

“Për një javë katër herë kam qenë të kërkoj hapa, por s’ka pasur. Sot  i mora aspirinat ndërsa hapat e sheqerit për tension që më duheshin nuk pat, dhe më thanë që nuk vijnë njëherë, mbas një muaji. Furnizohem edhe këtu. Çka posedojnë i marrim e çka jo i blejmë edhe jashtë. Mirëpo nuk janë të furnizuar më të gjitha llojet e medikamenteve”, tha për Radio Kosovën.   

Udhëheqësi i Barnatores së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Fatos Aliu, tha për Radio Kosovën se ka mungesë të furnizimit  me barna, duke shtuar se Ministria e Shëndetësisë e ka obligim  plotësimin e Listës me barna esenciale.

“Në muajin janar përqindja e furnizimit nga lista esencial nga Ministria e Shëndetësisë është 36% të produkteve ampulare tabletave dhe të infuzioneve. Ne për momentin kemi pasur mungesë të disa lloje të ampulave dhe infuzioneve”, tha ai.

Aliu, tuje sqaroi se në bazë të kontratës që kanë me Komunën e Prishtinës  për plotësimin e listës esenciale, presin që të furnizohen së shpejti.


MË SHUME NGA Shëndetësi