12 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
Shëndetësi

12 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

N.Mekolli /RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 163 testime sa janë bërë gjithsejtë.

Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 12 person. Raste aktive me Covid -19 janë 91.

Ndërsa, prej fillimit me  Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,460, kanë vdekur 3,202 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269,167, njofton Ministria e Shëndetësisë.


MË SHUME NGA Shëndetësi