Nëntë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
Shëndetësi

Nëntë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

N.Mekolli /RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 raste të reja me Covid-19, nga 49 testime sa janë bërë gjithsejtë.

Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 11person. Raste aktive me Covid -19 janë 94m transmeton RTKlive.

Ndërsa, prej fillimit me  Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,494, kanë vdekur 3,202 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269,149, njofton Ministria e Shëndetësisë.


MË SHUME NGA Shëndetësi