94 raste aktive me Covid-19
Shëndetësi

94 raste aktive me Covid-19

N.Mekolli /RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 94.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 raste të reja me Covid-19, nga 49 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa janë shëruar 11 persona, raporton RTKlive.

Prej fillimit me  Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,494 raste, kanë vdekur 3,202 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269, 198, njofton Ministria e Shëndetësisë.


MË SHUME NGA Shëndetësi