12:22 / 24.01.2023
Shtatë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
N.Mekolli /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 raste të reja me Covid-19, nga 65 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 6 person. Raste aktive me Covid -19 janë 95.
Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,501, kanë vdekur 3,202 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269,204, njofton Ministria e Shëndetësisë.