18:46 / 31.01.2023
Vitia: Përvoja e Izraelit ndihmesë e madhe për ne
N.Mekolli /RTKlive
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë priti sot në takim Ambasadoren e shtetit të Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Bëhet e ditur se në takim me Ambasadoren Ziv, ministri Vitia u shpreh i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit me shtetin e Izraelit në fushën e shëndetësisë.
“Përvoja e shtetit të Izraelit do të jetë një ndihmesë e madhe për avancimin e shërbimeve publike, veçanërisht në sektorin e shërbimeve emergjente”, deklaroi ministri Vitia, njofton MSH.
Gjithashtu bëhet e ditur se në takim u diskutua raporti me të gjetura dhe rekomandime lidhur me ofrimin e shërbimeve emergjente, me ç’rast shteti i Izraelit ka shprehur gatishmërinë për përkrahje në fushën e trajnimit dhe avancimit të stafit shëndetësor.