Vitia dhe Ajeti, flasin për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore
RTKlive
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur sot në takim nënkryetarin e komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti.
Përmes një njoftimi bëhet ditur se temë e takimit ishte përmirësimi i shërbimeve shëndetësore në komunën e Graçanicës,“Ministri i Shëndetësisë. Dr. Arben Vitia e siguroi nënkryetarin Ajeti së është në dispozicion të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim. Jam në dispozicion tuaj dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore 24 orë në ditë”, tha ndër të tjera ministri Vitia në një postim në rrjetin social Facebook.
Tutje thuhet se nënkryetari Ajeti, e ka falënderuar ministrin Vitia për pritjen dhe gatishmërinë e tij për përmirësimin dhe rritjen e kapaciteteve në shërbimet shëndetësore për qytetarët e Graçanicës.