14:54 / 08.02.2023
31 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
N.Mekolli /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 31 raste të reja me Covid-19, nga 183 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 8 person. Raste aktive me Covid -19 janë 113.
Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,662, kanë vdekur 3,204 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269,345, njofton Ministria e Shëndetësisë.
























