09:57 / 10.02.2023
9 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
N.Mekolli /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 raste të reja me Covid-19, nga 94 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 14 person. Raste aktive me Covid -19 janë 94, raporton RTKlive.
Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,684, kanë vdekur 3,204 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269,376, njofton Ministria e Shëndetësisë.
























