Abdixhiku takoi studentët e Fakultetit të Mjekësisë
BKT
Foto/ Nga profili i Abdixhikut në `Facebook`
Shëndetësi

Abdixhiku takoi studentët e Fakultetit të Mjekësisë

A.B/RTKlive

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku sot takoi studentët e Fakultetit të Mjekësisë.

"Këtë mëngjes, takova studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Secili me përkushtim të dalluar në rrugën profesionale që ndjekin. Folëm për kushtet e tyre sot e pritjet e tyre për nesër. Ikja e stafit shëndetësor nga Kosova është bërë problem kombëtar i yni. Këtë problem Kosova duhet ta trajtoj me urgjencë", ka shkruar ai në 'Facebook'.

Sipas tij paga më të larta, sigurime shëndetësore sa më parë, e investime kapitale në nivel dyfish më të lartë, mbesin zgjidhje të pazëvendësueshme sot."Të tillët si këta që i takova, meritojnë një shtet që u jep të ardhme të mirë. Kosova ndërsa, i meriton si gjeneratë në ardhje në shëndetësi", tha ai.


MË SHUME NGA Shëndetësi