13:01 / 14.02.2023
Dy të vdekur dhe 11 raste të reja nga Covid-19
V. Thaçi / RTKlive
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit, dy persona kanë vdekur nga Covid -19.
Po ashtu sipas njoftimit në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 raste të reja me Covid-19, nga 58 testime sa janë bërë gjithsejtë, kurse janë shëruar 7 persona dhe 14 janë hospitalizuar, ndërsa raste aktive me Covid -19 janë 93, transmeton RTKlive.























