12:27 / 15.02.2023
33 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
V. Thaçi / RTKlive
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 33 raste të reja me Covid-19, nga 177 testime.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 3 persona. Raste aktive me Covid -19 janë 123.
























