09:33 / 21.02.2023
Në Kosovë, 138 raste aktive me Covid-19
J.Musliu/RTKlive
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar për numrin e rasteve aktive nga virusi Covid-19.
Sipas këtij instituti, në kosovë aktualisht janë prezent 138 raste aktive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të kaluara, IKSHP-ja njofton se nuk është shënuar asnjë viktimë.
Ndërkohë, janë regjistruar 14 raste të reja dhe tetë raste shërimi nga COVID-19.

























