13:09 / 23.02.2023
31 raste të reja me Covid-19
N.Mekolli /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 31 raste të reja me Covid-19, nga 151 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 32 person. Raste aktive me Covid -19 janë 187, transmeton RTKlive.
Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,936, kanë vdekur
3,207 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269,552, njofton Ministria e Shëndetësisë.