11:51 / 24.02.2023
29 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 raste të reja me Covid-19, nga 148 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 31 person. Raste aktive me Covid -19 janë 148, transmeton RTKlive.
Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 272,965, kanë vdekur
3,207 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269,583, njofton Ministria e Shëndetësisë.