12:09 / 27.02.2023
Dy të vdekur dhe 12 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
N.Mekolli /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga Covid-19 kanë vdekur dy persona dhe janë regjistruar 12 raste të reja, nga 35 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Në 24 orët e fundit, nga Covid-19 kanë humbur jetën dy persona, kurse janë shëruar 8 person. Raste aktive me koronavirus janë 204, transmeton RTKlive.
Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,046, kanë vdekur 3,210 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269,632, njofton Ministria e Shëndetësisë.