10:58 / 28.02.2023
Një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë
E. Hoti/ RTKlive
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit ka vdekur një person, si pasojë e infektimit me koronavirus.
IKSHPK ka njoftuar gjithashtu se gjatë kësaj kohe janë shënuar 13 raste të reja, ndërsa janë shëruar 14 persona të infektuar.
Aktualisht në Kosovë janë 202 raste aktive me COVID-19.