Spitali i Pejës bëhet me rezonancë magnetike |Video
Shëndetësi

Spitali i Pejës bëhet me rezonancë magnetike |Video

Venera Xhoxhaj-Adili / RTK

Spitali i Përgjithshëm i Pejës është qendra e dytë shëndetësore publike që do të ofrojë shërbime me Rezonancë Magnetike.

Drejtues të lartë të institucioneve shëndetësore i dhanë rëndësi të veçantë përurimit të kësaj aparature.

Por në Pejë janë të angazhuar vetëm dy radiologë dhe një tjetër që është në pension e po mban kujdestaritë.

Drejtues të institucioneve deklaruan se do të ofrohet mbështetje për të siguruar shërbime.

Përkrahje për nisjen e këtij shërbimi shprehu edhe kryesuesja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi e anëtarë të Bordit të SHSKUK-së.


MË SHUME NGA Shëndetësi