07:15 / 01.03.2023
202 raste aktive me Covid-19
N.Mekolli /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 202.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 raste të reja me Covid-19, nga 69 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nga Covid-19 një person ka vdekur, ndërsa janë shëruar 14 persona, raporton RTKlive.
Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,059 raste, kanë vdekur 3,211 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269, 646, njofton Ministria e Shëndetësisë.