21:12 / 01.03.2023
Ministria e shëndetësisë planifikon rritjen e numrit të inspektorëve|Video
Venera Xhoxhaj-Adili / RTK
10 inspektorë janë të angazhuar aktualisht për qindra institucione shëndetësore në krejt Kosovën.
Ky numër konsiderohet i ulët krahasuar me planin e punës dhe kërkesat pas raportimeve për parregullsi të mundshme në terren.
Por ministri i Shëndetësisë është zotuar se shumë shpejt do të bëhet zgjidhje me punësimin e më shumë se 40 inspektorëve të rinj.
Në inspektorat konsiderojnë se rritja e numrit të inspektorëve është urgjente sikur edhe i stafit mbështetës.