12:54 / 02.03.2023
35 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 35 raste të reja me Covid-19, nga 241 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 39 person. Raste aktive me Covid -19 janë 241, transmeton RTKlive.
Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,143, kanë vdekur 3,211 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 269,700, njofton Ministria e Shëndetësisë.