Për dy muaj në Gjinekologji u trajtuan mbi 1 mijë e 500 paciente
Sh.Gashi / RTKlive
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar përmese një statusi në rrjetet sociale se vetëm brenda dy muajve të parë të vitit 2023, 1 mijë e 542 paciente kanë marrë shërbime obstetrike- gjinekologjike, në klinikën e Gjinekologjisë.
Sipas njoftimit thuhet se gjatë 24-orëve kjo klinikë trajton mbi 200 paciente.
Teksa gjatë kësaj periudhe thuhet se janë kryer 799 lindje, prej tyre 289 me operacion, 98 si raste urgjente mjekësore.
“1 mijë e 542 paciente kanë marrë shërbime obstetrike- gjinekologjike, në kuadër të Klinikës së Gjinekolgjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, vetëm brenda 2 mujave të parë të vitit 2023, kurse gjatë 24-orëve, klinika trajton mbi 200 paciente .Gjatë kësaj periudhe janë kryer 799 lindje, prej tyre 289 me operacion, 98 si raste urgjente mjekësore.Në këtë klinikë është aktivizuar zyra e informatave, e poshtu është bërë përforcimi me staf profesional shtesë (nga stafi i brendshëm), në sallat e lindjes dhe repartet e tjera me ndjeshmëri”, thuhet në njoftim.