22:30 / 06.03.2023
Ministria e Shëndetësisë pritet t`i hapë specializimet | Video
Venera Xhoxhaj-Adili / RTK
Mungesën e specialistëve nëpër institucione shëndetësore e kanë paguar qytetarët, të cilët mbetën pa shërbime të caktuara.
Për këtë situatë është në dijeni Ministria e Shëndetësisë, e cila planifikon hapjen e specializimeve brenda disa javësh.
Deputetët e konsiderojnë të vonuar këtë proces. Kërkojnë që specializimet të ndahen sipas nevojave të institucioneve shëndetësore.
Ndërkohë, deputetët opozitarë e kritikuan ministrinë edhe për siç thanë ata, mungesën e strategjisë së shëndetësisë.