Miratohet Projektligji për produktet medicinale
RTKlive
Qeveria e Kosovës ka miratuar të sot projektligjin për çmimet e produkteve medicinale, i cili parasheh rregullimin e çmimeve të ilaçeve në vend, e që ky projektligj sipas kryeministrit Albin Kurti, do të kursejë mjete të shumta të qytetarëve.
Kurti e quajti të rëndësishëm këtë Projektligj, duke thënë se nëpërmjet këtij ligji, Kosova do të ketë ndër çmimet më të lira të barnave.
“Ky projektligj do të kursej shumë gjepat e qytetarëve do t’i mbrojë qytetarët nga çmimet e larta. Me këtë ligj do të kemi çmime më të ultë të barnave”, tha Kurti.
Kurse ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ky projektligj përben një politikë të re, dhe është hera e parë që nga paslufta që po bëhet një rregullim i tillë, dhe do t’i bëjë çmimet e barnave më të përballueshme për qytetarët.
Sipas ministrit Vitia me këtë projektligj në secilën barnatore çmimet e barnave do të jenë të njëjta.
“Vetëm për informacion në gjithë Evropën vetëm dy shtete nuk e kanë pasur këtë ligj. Projektligji që ne po e propozojmë rregullon çmimin e produkteve medicionale. Projektligji ka për qëllim që barnat të jenë me kosto më të përballueshme dhe çmimi i një bari do të jetë njësoj në çdo barnatore”, tha Vitia.