12:46 / 14.03.2023
35 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 35 raste të reja me Covid-19, nga 128 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse është shëruar 1 person. Raste aktive me Covid -19 janë 218.
Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,445, kanë vdekur 3,211persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270,016, njofton Ministria e Shëndetësisë.