Pranon detyrën kryetarja e re e Odës së Infermierëve të Kosovës
Foto: Oda e Infermierëve të Kosovës/Facebook
Shëndetësi

Pranon detyrën kryetarja e re e Odës së Infermierëve të Kosovës

J.Musliu/RTKlive

Në zyrat e Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë ish kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj, ka bërë dorëzimin e detyrës kryetares së re të OIK,  Nexhmije Gorit.

Kryetarja e sapozgjedhur e OIK-it, Nexhmije Gori, ka thënë se është kënaqësi për të që e ka gjetur Odën si një institucion të konsoliduar mirë dhe se kjo është një kontribut i veçantë i Rrustemajt dhe ekipës së tij që kanë udhëhequr me OIK, që nga fillimi i themelimit të saj.

“Këtë pozitë e pranoj si një përgjegjësi dhe njëkohësisht privilegj. OIK e kam gjetur në rrugë të mbarë dhe të mirë dhe për këtë u jam tejet falëmnderues”, tha kryetarja Gori gjatë pranimit të detyrës.

Ndërkaq ish kryetari Rrustemaj është shprehur se angazhimi i tij ka rezultuar i suksesshëm falë punës ekipore që kanë bërë.

“Dua të falendëroj të gjithë ekipën që më ka mbështetur si dhe gjithë stafin që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha ish kryetari Rrustemaj.

Zgjedhjet për kryetar të OIK-ut janë mbajtur më 27 shkurt 2023, ku Kuvendi i OIK ka zgjedhur për kryetare të Odës në mandat 4 vjeçar, Nexhmije Gorin.

Gori ka lindur në Prishtinë. Ka punuar më shumë se dy dekada infermiere në Klinikën e Neonatologjisë. Ka të përfunduar edhe Fakultetin Ekonomik dhe ka bërë master në fushën e menaxhimit shëndetësor.

Është nënë e dy djemve dhe jeton me familjen e saj në Fushë Kosovë.


MË SHUME NGA Shëndetësi