08:00 / 17.03.2023
199 raste aktive me Covid-19
N.Mekolli /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 199.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 26 raste të reja me Covid-19, nga 135 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit 2 persona kanë vdekur nga Covid-19, ndërsa janë shëruar 34 persona, raporton RTKlive.
Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 277,494 raste, kanë vdekur 3,212 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270, 083, njofton Ministria e Shëndetësisë.