30 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
Shëndetësi

30 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

N.Mekolli /RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 30 raste të reja me Covid-19, nga 196 testime sa janë bërë gjithsejtë.

Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 21 person. Raste aktive me Covid -19 janë 208, transmeton RTKlive.

Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,524, kanë vdekur 3,212 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270,104, njofton Ministria e Shëndetësisë.


MË SHUME NGA Shëndetësi