208 raste aktive me Covid-19
Shëndetësi

208 raste aktive me Covid-19

RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 208.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 30 raste të reja me Covid-19, nga 196 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa janë shëruar 21 persona, raporton RTKlive.

Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,524 raste, kanë vdekur 3,212 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270, 104, njofton Ministria e Shëndetësisë.


MË SHUME NGA Shëndetësi