07:52 / 19.03.2023
197 raste aktive me Covid-19
RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 197.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 raste të reja me Covid-19, nga 119 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa janë shëruar 36 persona, raporton RTKlive.
Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,549 raste, kanë vdekur 3,212 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270, 140, njofton Ministria e Shëndetësisë.