11:46 / 22.03.2023
14 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
N.M /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të reja me Covid-19, nga 91 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 35 persona. Raste aktive me Covid -19 janë 134.
Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,583, kanë vdekur 3,212 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270,237, njofton Ministria e Shëndetësisë.