07:37 / 23.03.2023
134 raste aktive me Covid-19
N.Mekolli /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 134.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të reja me Covid-19, nga 91 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa janë shëruar 35 persona, raporton RTKlive.
Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,583 raste, kanë vdekur 3,212 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270,237, njofton Ministria e Shëndetësisë.