Shfuqizohet vendimi për listën e re të barnave esenciale
Shëndetësi

Shfuqizohet vendimi për listën e re të barnave esenciale

E. Hoti/ RTKlive

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se është shfuqizuar vendimi me të cilin është miratuar Lista e re e Barnave Esenciale.

Sipas njoftimit të MSH-së, arsyeja e shfuqizimit të këtij vendimi është për disa shkaqe teknike si dhe për shkak se,nxjerrjes së vendimit do t’i paraprijë edhe një tryezë diskutimi publik.

"Ju njoftojmë se shfuqizohet Vendimi me Nr. 05-1798 me të cilin është miratuar Lista e re e Barnave Esenciale. Arsyeja e shfuqizimit të këtij vendimi është për disa shkaqe teknike si dhe për shkak se, nxjerrjes së vendimit do t’i paraprijë edhe një tryezë diskutimi publik nga e cila Ministria e Shëndetësisë synon të marrë rekomandime konkrete nga hisedarët, shoqëria civile, shoqatat e profesionistëve, institucionet publike dhe private etj.”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Shëndetësi