Dy të vdekur dhe 18 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
BKT
Shëndetësi

Dy të vdekur dhe 18 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

N.Mekolli /RTKlive

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga Covid-19 kanë vdekur dy persona dhe janë regjistruar 18 raste të reja, nga 99 testime sa janë bërë gjithsejtë.

Në 24 orët e fundit, nga Covid-19 kanë humbur jetën dy persona, kurse janë shëruar 7 person. Raste aktive me koronavirus janë 121, transmeton RTKlive.

Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,682, kanë vdekur 3,214 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270,347, njofton Ministria e Shëndetësisë.

 


MË SHUME NGA Shëndetësi