12:54 / 29.03.2023
12 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
N.Mekolli /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 123 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 3 persona. Raste aktive me Covid -19 janë 197.
Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,649, kanë vdekur 3,214 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270,350, njofton Ministria e Shëndetësisë.
























