07:47 / 06.04.2023
103 raste aktive me Covid-19
RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 103.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 raste të reja me Covid-19, nga 113 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa janë shëruar 3 persona, raporton RTKlive.
Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,771 raste, kanë vdekur 3,215 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270, 453, njofton Ministria e Shëndetësisë.























