11:46 / 22.04.2023
4 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
N.M /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 raste të reja me Covid-19, nga 58 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 5 persona. Raste aktive me Covid -19 janë 41.
Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,863, kanë vdekur 3,216 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270,606, njofton Ministria e Shëndetësisë.