12:16 / 23.04.2023
Asnjë rast i ri me Covid-19 në 24 orët e fundit
N.M. /RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk kishte asnjë raste të ri me Covid-19, nga 12 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 7 person. Raste aktive me Covid -19 janë 34, transmeton RTKlive.
Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,863, kanë vdekur 3,216 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270,603, njofton Ministria e Shëndetësisë.