13:39 / 26.04.2023
Tetë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit
RTKlive
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar tetë raste të reja me Covid-19, nga 50 testime sa janë bërë gjithsejtë.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person, kurse janë shëruar 3 persona. Raste aktive me Covid -19 janë 103.
Ndërsa, prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,771, kanë vdekur 3,215 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270,453, njofton Ministria e Shëndetësisë.