Ministria e Shëndetësisë mbështet komunat në Kujdesin Parësor Shëndetësor
Shëndetësi

Ministria e Shëndetësisë mbështet komunat në Kujdesin Parësor Shëndetësor

M.Miftari/RTKlive

Me qëllim të mbështetjes së nivelit të Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSH), përmes fondeve të projektit “Kosovo Emergency Covid-19 Project-AF”, Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontratë për furnizim me automjete specifike për nivelin e Kujdesit Parësor Shëndetësor.

Përmes një komunikate për medie, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se vlera e përgjithshme e kontratës është 748,000.00 Euro, ku nga ky projekt do të përfitojnë 22 komuna të Republikës së Kosovës, përkatësisht 22 qendra të Kujdesit Parësor Shëndetësor do të kenë në dispozicion automjete me pajisje të integruara për transport të sigurt të vaksinave dhe për vizitë të pacientëve në shtëpi.

Më tej, kjo ministri njofton se ky projekt është në kuadër të objektivit kryesor të Ministrisë së e Shëndetësisë, e cila mbetet e përkushtuar që në qendër të vëmendjes të jetë pacienti dhe shërbimet të cilat i ofrohen, duke përfshirë edhe furnizimin me pajisje dhe aparaturë moderne.

Ndryshe, bëhet e ditur se kohë më parë, Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar me pajisje për shërbime akute dhe emergjente 34 Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare.


MË SHUME NGA Shëndetësi